Pas 5 vitesh plotësohet kuorumi në Gjykatën e Lartë, reagon Yuri Kim: Hap i madh!
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit nga Presidenti Meta të gjyqtarit të 13-të të Gjykatës së Lartë. Ambasadorja Kim e quajtur këtë hap të madh për ë hap të madh për çuarjen përpara të reformës në Drejtësi.
“Hap i madh përpara për Reformën në Drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale. Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, tha Kim.
KOHA JONË SONDAZH

