FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas takimit me përfaqësuesit e Venecias, Spaho: Vetting për politikanët

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, kanë ardhur në Tiranë. Paraditen e kësaj të hëne, ata kanë zhvilluar një takim me kryetarin e grupit të PD-së, Edmond Spaho, i cili shoqërohej nga Bylykbashi, Alibeaj dhe eksperti ligjor Bardhi.

Në përfundim të takimit, Spaho u shpreh se PD kërkon nga Komisioni i Venecias që të ndjekë të njëjtin standard që është vendosur për prokurorët dhe gjyqtarët.

”Në thelb është që nuk duhet të ketë dy standarde, por ai që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët të aplikohet edhe për politikanët kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte që asnjë reformë nuk dot ë ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin”,-deklaroi Spaho për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?