Paskal Milo: Ambasadorët na ndaluan të burgosnim Berishën
Ish-Ministër i Jashtëm, Paskal Milo ka zbardhur disa detaje nga ngjarjet e viteve të kaluara dhe ndikimin e ndërkombëtarëve. Në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, Milo foli për presionet që kanë bërë ambasadorët e huaj në vitin 1998, për të mos futur në burg kreun e PD në ato vite, Sali Berisha.
“Në 98 Sali Berisha mund të futej në burg, kemi pasur presione nga ambasadori italian dhe gjerman Si ish ministër, patjetër që kemi pasur raste që jemi ndodhur në presionin e ambasadorëve të huaj në radhë të parë të ambasadorëve amerikan, apo evropian, për çështje të ndryshme. Ka patur debate të shumta, në shtator 1998, ku u vendos që ti hiqej imuniteti Sali Berisha, dhe në atë kohë kemi pasur presion të jashtëzakonshëm, që të mos futej në burg. Më tepër kanë këmbëngulur dy ambasadorë të kohës ai italian dhe ai gjerman”,- tha Paskal Milo.
Historiani dhe ish-Ministri i Jashtëm tregoi edhe detaje nga raste të tjera të përplasjes mes ekzekutivit dhe ambasadorëve të huaj në Shqipëri.
“Kemi pasur rastin e Kosovës, ku qeveria donte t’i ndihmonte me armë apo furnizime të tjera logjistike, edhe në njerëz, ekspertë. Dhe jemi ndeshur në kundërshtime të prera nga ambasadori amerikan në mënyrë ultimative, duke na ndaluar për të ndërmarrë veprime të tilla për UÇK-në. Presione kemi pasur nga të dërguar të posaçëm siç ishte Hollbrug në vitin 1998, presione të atilla që më detyruan mua që të kërkoja sqarime nga ambasadorja Lino për gjuhën që u shprej Hollbrug në Tiranë. Ne mund të kemi shprehur pakënqësi për qëndrimet e tyre por nuk kemi bërë asnjë veprim tjetër. P.sh marrëdhëniet e Nanos, me Marisa Linon ishin të tensionuara”,- u shpreh Paskal Milo.
KOHA JONË SONDAZH

