FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paundi në nivelin më të ulët prej 31 vjetësh

Pasi Britania votoi me referendum daljen nga Bashkimi Europian, bursat janë përfshirë nga paniku. Para referendumit, një paund kembehej me 1.50 dollarë, ndersa sot një paund këmbëhet me 1.30.

Paundi ka rënë në nivelin e saj më të ulët përballë dollarit që prej vitit 1985 nga frika e tregut se vendimi do të godisë investimet në ekonominë e pestë më të madhe në botë.

Ndërkohë, ekspertët kanë kërkuar që të marren masa për të fuqizuar monedhën e cila humbi menjëherë 3% që prej shpalljes së rezultateve të para. Bursat u hapën në panik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksionet në Vjenë ranë me më shumë se 10%, rënia në bursën e Gjermanisë ishte 9.94% pas votimit të Brexit, në Paris tregu financiar ra me mbi 8%, bursa e Tokios pësoi rënie me 7.9%, ndërsa në Londër rënia ishte 7.5% që në hapje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq Banka e Zvicrës ka ndërhyrë në treg për të stabilizuar frangën, që ra ndjeshëm pas Brexit. Ajo paralajmëron se do të mbetet aktive në treg dhe do të ndërhyjë sërish për të stabilizuar tregun.

Pas votimit të Brexit në rritje shfaqet monedha vituale Bitcoin. Ajo është kuotuar me 656.8 dollarë, duke shënuar një rritje prej 5.1%. Sipas një pjese të ekspertëve, Bitcoin mund të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e tregjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?