PD, Çollaku: Ndërhyrja në Himarë nuk mund të bëhet në dhunim të qytetarëve

Kreu i Departamentit per Politiken e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku i ftuar dje në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News akuzoi qeverinë për ndërhyrje agresive në Himarë.

Çollaku: Është një kauzë që prek, që shqetëson opozitën. Kemi një fenomenologji të sjelljes së shtetit ndaj qytetarëve. Po të shikoni situata duket simetrike me të njëjtën ndërhyrje që ndodhi në Shkozë para disa muajsh. Ka disa qytetarë që pretendojnë se dhunohen në tokën e tyre ca me leje të paqarta, ca me leje, ca pa leje. Ndërtimet e mëdha publike janë bërë me lehtë në kohë diktaturash. Në diktatura dhe mbretëri nuk ekzistonte e drejta e qytetarit.

E drejta e çdo qytetari është e drejtë njeriu për t’u strehuar, për t’u akomoduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk mund të shkojë përtej dhunimit të shtetit të drejtës, ajo rrugë apo vepër e madhe publike nuk mund të bëhet në dhunim të qytetarëve këtu. Është i mundimshëm komunikimi me qytetarët, ka kosto, por që është kusht i sistemit ku jetojmë. Ndërsa kjo mënyra të them 2 herë, për 24 orë qërohu nga këtu, nuk shkon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kontestojmë pikërisht këtë formën arrogante dhe të dhunshme ndaj qytetarëve. Mbase e drejta qëndron në anën e qytetarëve, ndoshta në anë të qeverisë, por kjo arrogancë dhe dhunë për ta shtypur, për ta zgjidhur shpejt me mospërfillje është e papranueshme.

Patjetër pretendime ka se para kësaj fushate rrënimesh është bërë një tjetër fushatë sekserësh ku janë ndryshuar hartat se kë do godasim kë s’do godasim. Pra këtij bjeri se nuk është i yni, këtij mos i bjer se është i yni. Solidariteti ynë është për të frenuar arrogancën dhe mosrespektimin e interesit të qytetarëve. Është shumë e lehtë të zgjidhet shkurt me dhunë, por që është më e shëndetshme të zhvillosh vendin dhe të respektosh të drejtat e njerëzve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?