PD flet për fondin sekret grek: Detyrim kombëtar për të zbuluar ku shkuan milionat
Deputeti demokrat Edvin Salianji ka reaguar sot lidhur me fondet sekrete të Greqisë. Duke ju referuar një liste të rremë të publikuar në media, Salijani thotë se fakti që është publikuar në mediat afër PS, tregon se është sajesë e qeverisë për të shmangur zhurmën.
Postimi i plotë i Salijanit në Facebook
“Kanë qarkulluar disa “listpagesa greke” në portalet e sponsorizuara nga Qeveria dhe PS. Janë lista që dukshëm janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes.
Greqia ka politikën e saj, ne kemi detyrimin tonë kombëtar të zbulojmë nëse miliona Eurot janë përdorur për të ndikuar në politikanë apo zyrtarë të administratës publike. Shteti jonë, çdo qytetar, apo çdo deputet ka detyrimin të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve te paligjshme ne administrate apo politikë.
Shqiptarët sot duhet ta dinë që 54 milion Euro mund të përdoren lehtësisht për të ndikuar negociatorët apo ministrin e negociatave me detin, konteksti i ri i bën problematike deklaratat që Greqia e ka zgjeruar me 12 milje hapesiren detare të saj.
Meqë qeveria ka bërë një listë për te bere pis dhe ngatërruar shqiptaret, tregon që ka interes të madh për tymnajë.
Unë i përfshirë pisët në këtë listë te financuar nga qeveria Shqiptare deklaroj me përgjegjësi të plotë që asnjë cent dhe asnjë lidhje nuk kam me kete histori, kushdo që përfiton para të paligjshme për më tepër nga një shtet tjetër duhet të dënohet për tradhëti kombêtare dhe te flaket nga politika dhe institucionet!”
KOHA JONË SONDAZH

