FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD largohet prej Tahirit edhe nga Komisioni i Ekonomisë

Partia Demokratike ka bojkotuar sot edhe Komisionin e Ekonomisë lidhur me çështjen “Tahiri”. LSI nuk e ka bojkotuar, por ka vazhduar të qendrojë për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2018.

“Turp për ju që nuk hoqët imunitetin e Saimir Tahirit”, tha duke dalë Edmond Spaho, anëtar i këtij Komisioni, që drejtohet nga socialisti Erion Braçe.

Më herët, PD-ja bojkoti Komisionin e Ligjeve, ku ishte i pranishëm vetë deputeti nën hetim Saimir Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përbërja e Komisionit të Ekonomisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Braçe – kryetar (PS), Jorida Tabaku – zëvendëskryetare (PD), Anastas Angjeli – sekretar (PS), Ervin Bushati – anëtar (PS), Blerina Gjylameti – anëtare (PS), Evis Kushi – anëtare (PS), Xhavit Bushaj – anëtar (PS), Antoneta Dhima – anëtare (PS), Ilir Xhakolli – anëtar (PS), Arben Pëllumbi – anëtar (PS), Roland Xhelili – anëtar (PS), Edmond Spaho – anëtar (PD), Agron Shehaj – anëtar (PD), Dashamir Shehi – anëtar (I pavarur), Nadire Meçorapaj – anëtare (PR), Fatbardha Kadiu – anëtare (PR), Përparim Spahiu – anëtar (LSI), Edmond Haxhinasto – anëtar (LSI), Reme Lala – anëtare (E pavarur)
Anëtarët zëvendësues janë: Sadi Vorpsi (PS), Pjerin Ndreu (PS), Ismet Beqiraj (PS), Dhurata Çupi (PD), Lorenc Luka (PD), Lefter Koka (LSI), Gledion Rehovica (LSI), Robert Bitri (LSI).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?