PD merr vendimin përfundimtar: Nuk do të bojkotohet Parlamenti

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në të cilën u vendos të mos bojkotohet Parlamenti pavarësisht se disa deputetë e kërkuan këtë veprim.

Kryefjala e debatit mes deputeteve ishte “bojkoti i parlamentit ose jo”. Flamur Noka gjatë fjalës së tij është shprehur se “PD duhet të shkëputet nga Parlamenti”.

“Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës i dhamë kohën e duhur për çështjen Xhafaj. Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Duhet të shkëputemi nga ky parlament”, është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Klevis Balliu është shprehur se “Qytetarët u kërkojnë të mos jemi në parlament”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, ne fund te diskutimeve, edhe pas shqyrtimit te propozimeve nga ana e demokrateve qe kerkuan bojkot, u vendos te mos ndodhe nje gje e tille.

PD ka vendosur te vazhdoje protestat per doreheqjen e Xhafajt dhe kunder asaj qe e quan Qeveri e krimit deri me daten 28 qershor.

Ndërkaq 31 persona që morën pjesë në protestën e opozitës, mes tyre edhe kryeredaktori i ‘RD’ Bledi Kasmi pritet që të procedohen nga policia për incidentet ditën e shtunë në tubimin para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?