PD publikon videon skandaloze të 30 qershorit: Komisionerët mbushin kutitë e votimit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka denoncuar të premten një rast ku sipas tij, komisionerët e një qendre votimi në Kavajë mbushin kutitë e votimit me vota.

Sot ju paraqesim provën filmime të kësaj skeme kriminale të manipulimit të procesit zgjedhor. Mekanizmi është shumë i pastër: mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerët. Është një qendër votimi në Kavajë, pa asnjë garanci, qendër e hapur. Siç e shikoni, ka edhe badgen e anëtarit të komisionit. Komisionerët plotësojnë fletën e votimit dhe mbushin kutitë.

Bylykbashi tha se të gjithë komisonerët do të mbajnë përgjegjësi penale për “falsifikim i zgjedhjeve përmes mbushjes së kutive”.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO/ Si u mbushën kutitë e votimeve më 30 qershor nga komisionerët e PS

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?