PD reagon për Patozin: Shërbëtor i bindur i Ramës

Partia Demokratike përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, akuzon Astrit Patozin si shërbëtor të bindur të Ramës. ”Shërbëtori i bindur i Edi Ramës nuk zotëron një mandat deputeti në Kuvend dhe për pasojë duhet të kishte firma mbështetëse të qytetarëve për të regjistruar kandidatë në zgjedhje”.

Reagimi i plotë

Asnjë justifikim me deputetë fallco apo të marrë me qera nuk mund ta mbulojnë faktin se aktorët e Edi Ramës, të rregjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbëtori i bindur i Edi Ramës nuk zotëron një mandat deputeti në Kuvend dhe për pasojë duhet të kishte firma mbështetëse të qytetarëve për të regjistruar kandidatë në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetja nga një deputet që nuk është deputet i tij, si në rastin e Lefter Kokës, nuk ka vlerë ligjore. Partia “Bindja Demokratike” nuk ka 6 muaj që është krijuar e jo më të zotërojë për të paktën 6 muaj një mandat deputeti në Kuvend. Me apo pa parti e kandidatë fallco, votime moniste më 30 qershor nuk ka për të patur!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?