PD thirrje për protesta nga Himara: T’i marrim përpara banditët

Partia Demokratike ka ashpërsuar sot tonet ndaj Qeverisë “Rama”. Ish-ministri dhe deputeti, Flamur Noka bëri thirrje për protesta ndaj qeverisë dhe atyre që ai i quajti banditë qeveritarë.

Ish-ministri Noka ishte sot me banorët e Himarës të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, për shkak të një projekti rehabilitues të zonës që po ndërmerr qeveria. Deputeti i PD tha se në këtë zonë para se të niste projekti kanë ardhur sekserë të qeverisë që kanë bërë pazare në kurriz të qytetarëve.

Duke e cilësuar çështjen e Himarës si një krizë të shpikur nga qeveria për të mbuluar skandalet e tjera, Flamur Noka ka kërkuar që qytetarët të protestojnë për të larguar qeverinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shembjet në Himarë janë alibi për të fshehur skandalin e Tahirit. Banorëve të Himarës po u dhunohet prona. Prishja e objekteve në Himare po bëhet për shkak të pazareve të Edi Ramës. Qeveria nuk duhet t’i bjerë më qaf Himarës për të fshehur banditizmin”,- tha Flamur Noka. Ndërkohë, ditën e sotme deputetët e PD braktisën komisionet parlamentare, në shenjë proteste ndaj mbrojtjes politike që PS i ka dhënë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë, në Himarë pati përplasje mes banorëve që kundërshtojnë prishjen e projekteve dhe forcave të rendit. Policia e Shtetit ka vendosur në Himarë rreth 120 forca speciale për të lejuar inspektorët urbanistikë që të vazhdojnë punimet.

Ndërkohë, çështja e banesave të Himarës është kthyer në një problem delikat mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Athinës. Për shkak se një pjesë e banorëve që po u prishen shtëpitë i përkasin minoritetit grek, Greqia pretendon se shkatërrimi i banesave ka synim eliminimin e gjurmëve të minoritetit grek. Ditët e fundit ka pasur shkëmbime replikash mes Ministrisë së Jashtme Greke dhe asaj Shqiptare.

DEKLARATA E FLAMUR NOKES NE HIMARE

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1122525321205922/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?