Përgjimet, ish-kreu i SHISH: Ata që janë kapur duke biseduar duhet të përgjigjen para drejtësisë
Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 foli për përgjimet e publikuara, ndërsa tha se ky fenomen në Shqipëri nuk është i ri , por ka kohë që aplikohet nga të gjitha partitë politike.
Ai mes tjerash tregoi edhe formën se si bëhej sigurimi i votave. Sipas Klosit, janë shpërndarë edhe lopë tek qytetarët për të siguruar votat.
Ai komentoi përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku tha se ata që janë kapur duke biseduar duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Klosi gjithashtu shtoi se me avancimin e teknologjisë faktimi i provave është intensifikuara dhe protagonistët e pazareve nuk mund të veprojnë kaq lehtë.
“Në fillim janë dukur interesante, të cilën ne kurrë nuk e bënim, por tani bëhen. Janë gjëra, që në parim bëhen në fushata elektorale. Nuk është e mirë dhe as normale. Në Shqipëri kjo është rutinë. Këta janë të parat që janë regjistruar dhe natyrisht do mbajnë pasojat. Kjo është e vjetër. Sigurisht se ata do të mbajnë përgjegjësi. Tani është bërë e mundur dhe provat tregojnë se po: Mund të bëhen. Nuk ka qenë mundësia përpara për ti faktuar dhe nuk ka qenë fenomeni kaq masiv. Tani që provat janë dhe të shohim se çfarë do të bëjnë. Këtë punë e di prokuroria, ne mund të flasim sa të duam. Morali është një gjë që e mbajnë ata që e kanë dhe e mbajnë përgjegjësi. Ligji është ai që vendos dhe nëse kapen të tjerët, ata do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Këto gjëra janë bërë në fshat dhe nuk mund të bëhen në qytet. Janë gjëra që dihen dhe mos të bëjmë sikur. Kush e ka pranuar fajin aq kollaj. Këtu nuk është morali. Por është ligji që të thotë është kaluar ky cak. Kjo kërkon punë dhe nuk është aq e lehtë. Kanë ndodhur vrasje dhe gjëra më të rënda. Tani që kanë dalë mjetet, ata duhet të mendohen dhjetë herë para se ta bëjnë. Të dënohen ata që e kanë bërë. Procesi është hapur. Prokuroria e ka problem dhe nëse prej asaj dalin sekrete, e ka problem këtë gjë. Edhe ata gabojnë, për mua kanë gabuar. Nuk është për t’u çuditur. Detyra juaj nuk është për të nxjerrë fajtorë. Kjo bën përshtypje dhe këtu dhe fillon dhe mbaron”-tha ai.
Klosi: Rama s’është nga ata që dorëzohen kollaj
Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi, situata politikë në të cilën ndodhet aktualisht vendi është shumë e rëndë. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ndërsa shprehu keqardhje për situatën bëri përgjegjëse opozitën, e cila sipas tij po ngutet në kërkesat e saj.
“Gjendja është shumë e rëndë, më vjen keq që erdhi deri këtu. Përgjegjësinë më të madhe e ka opozita, po ngutet shumë për të bërë punën e saj. Puna e saj është të luftojë për të ardhur në pushtet, kjo është puna që ka opozita, por po ngutet shumë. Ndaj jemi këtu. Unë kam pritur një kompromis si është bërë gjithmonë. Para cdo situate zgjedhore kemi patur një situatë të tillë, po është gjetur gjuha. Lufta politike është bërë e ashpër dhe e sollën vendin në këtë situatë. Përgjegjësi kanë të dy palët. Qeveria po mban të drejtën e saj, opozita po ngutet. Rama nuk është nga ata tipa që dorëzohen kollaj dhe këtë do të quaja defekt që s’u arrit.. Po nuk besoj që synimi të jetë të jemi ne një vend me një parti. Më tremb ashpërsia e luftës politike. Pse e sollën politikanët këtë ? Ka përgjegjësi të fortë opozita, iku nga parlamenti. Kërkojnë qeveri tranzicioni .. është absurditet, nuk e imagjinoj dot, faji është i politikës”, u shpreh Klosi.
KOHA JONË SONDAZH

