Përmbytjet, Panariti: Duhet të shpallet gjendja e emergjencës

Nisur nga situata e përmbytjeve që kanë përfshirë të gjithë vendin, emisioni Repolitix në Report Tv po analizon shkaqet, ndërsa të ftuar janë Edmond Panariti ish-ministër i Bujqësisë, Besnik Bare deputet i PS-se, Aleksandër Cipa dhe Lavdosh Feruni.

E gjithë Shqipëria është nën ujë. Nëse shpallet gjendja e emergjencës të derivojnë edhe angazhimet që ka qeveria. Kjo ka të bëjë edhe me fondet. Mund të mbyllësh edhe sytë dhe të mos e shpallësh. Nuk shpallet, pasi bëhen llogari faturash, pasi mendohet se po e shpalla ka edhe faturë, ka edhe përgjegjësi për t’u përgjigjur.  Por nëse e shpall mund t’i dërgosh një faturë edhe Brukselit, mund të ndihmojnë edhe donatorët” tha Panariti.

Edmond Panariti u shpreh se në mandatin e parë të qeverisë Rama është bërë një punë e mirë me investimet, por tani drejtorët e hidrovoreve po shkarkohen. “Në 4 vite janë kryer investime në hidrovore. Peleshi lavdëroi drejtorin e hidrovorit në Fier, ndërkohë që atij ka dy javë që iu dërgua urdhri i shkarkimit”. Një tjetër problem sipas ish-ministrit është edhe shfrytëzimi i inerteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam firmosur urdhër për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve, por nuk u zbatuan. Edhe në Vjosë ka firma që shfrytëzojnë”. Më pas deputeti i LSI, u ndal edhe te kanalet kulluese. “Iu luta Ramës, i thash mos e decentralizoni sistemin, pasi një kanal kullues kalon në dy apo tre bashkie, ato janë artere kombëtare dhe ato ia lënë përgjegjësinë njëri tjetrit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambientalisti Lavdosh Feruni e shikon problemin te shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, ndërsa kërkon që të ketë fushë pyllëzimesh për të korrigjuar atë që ka ndodhur në dekadën e fundit. Edhe gazetari Aleksandër Cipa këmbënguli te pyllëzimi duke kërkuar që kjo cështje duhet të futet nga pozita dhe opozita në Kuvend.

Panariti hodhi idenë e zhvendosjes së të gjitha familjeve që ndodhen buzë lumenjve për të zgjidhur problemin njëherë e mirë. “A jemi të gatshëm të paguajmë faturën e zhvendosjes së këtyre familje buzë kodrës. Lumi del se janë faktorë natyrorë. A jemi gati për ta kapur problemin te rrënja. Se ne do futemi në një cikël vicioz, përmbytje, vlerësim, dëmshpërblim”. Por deputeti i PS, Bare reagoi duke thënë se fatura do të ishte shumë e lartë.

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?