Përmbytjet, Vasili: Rama i lodhur këput broçkulla, zgjidhje nuk jep

Placeholder Image

Pas përmbytjeve tashmë jeni në fazën e reagimit pas pasojeve. Lidhur me këtë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, hedhur akuza se qeveria nuk jep zgjidhje por kryeministri Rama flet broçkulla.

Në facebook, Vasili shton se Rama jua hedh fajin qeverive të kaluara kur vetë ai shton Vasili: ”përgjegjës është vetëm ai që i bëri rrush e kumbulla paratë, me palma e pisha në autostradë, me fasada, me mender rilindje urbane, me ekspozita pikture etj. etj. shpërdorime të pacipa”.

Kreu i deputetëve të LSI-së vijon akuzat duke shtuar se qeveria nuk dha para për kanale kulluese, hidrovorë, argjinatura, diga. ”Ky i papërgjegjshëm nuk dha para as për kanale kulluese, as për hidrovorë, as për argjinatura, as për diga, ndaj fajin e ka vetëm ai dhe askush tjetër”,-thekson Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministër i lodhur, që broçkullit pa u lodhur.

Situata shumë e rëndë e përmbytjeve kërkon zgjidhje të menjëhershme. Kryeministri i lodhur këput broçkulla dhe humor pa u lodhur, por zgjidhje nuk jep.

Ky shkollëpak nuk ka faj, se fajin sipas tij e ka Zogu, Enveri, Saliu, Fatosi…E gjithë bota ka faj. Ky s’ka as faj, as përgjegjësi, as detyrim që të zgjidhë problemet.

Ky është specializuar për t’u qurravitur pas të tjerëve, sepse vetë as nuk di e as nuk do që të zgjidhë gjë prej gjëje. Përgjegjës është vetëm ai që i bëri rrush e kumbulla paratë, me palma e pisha në autostradë, me fasada, me mender rilindje urbane, me ekspozita pikture etj. etj. shpërdorime të pacipa.

Ky i papërgjegjshëm nuk dha para as për kanale kulluese, as për hidrovorë, as për argjinatura, as për diga, ndaj fajin e ka vetëm ai dhe askush tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?