FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përmbytjet, Vuçiç krah Ramës: Mbështetje për të minimizuar pasojat

Përmbytjet shaktërruese në vend, kanë bërë që Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ti ofrojë ndihmë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në një deklaratë të presidentit serb, ky i fundit shpreh keqardhjen për përmbytjet që kanë gjunjëzuar jugun e vendit dhe kanë shkaktuar dëme materiale dhe njerëzore.

Vuçiç nënvizoi se Serbia është e gatshme të ofrojë mbështetje teknike dhe asistencë për Shqipërinë, për të minimizuar pasojat e kësaj katastrofe natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të Ministrise se Punëve të Brendshme të Kosovës kanë arritur në Fier, ndërkohë që edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?