Përparim Spahiu: Taksa e sheshtë 9 %, zgjidhja për krijimin e një situate të re jo vetëm për biznesin, por edhe ekonominë familjare

Kreu i LSI-së së Tiranës, Përparim Spahiu, në takimin për prezantimin e programit të LSI-së, ka shpjeguar rëndësinë që ka aplikimi i taksës së sheshtë 9 %.

Fjala e Përparim Spahiu në prezantimin e programit të LSI:

Ne si LSI jemi për taksën e sheshtë 9 për qind, e cila mbart në vetvete mjaft zgjidhje dhe krijimin e një situate të re jo vetëm të biznesit, por edhe të ekonomisë familjare të çdo shqiptari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë jemi të qartë që taksa progresive e vënë nga rilindja prej tetë vitesh ishte jo e drejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tatimi vetëm 9 për qind për të gjitha llojet e taksave them që është një kërkesë e duhur dhe e momentit, kjo ka të bëjë gjithashtu edhe për dakordësimin që ne kemi me Partinë Demokratike për nivelin e taksës në 9 për qind.

Rëndësi të veçantë ka edhe shuma limit për përjashtimin nga taksimi që është 35 mijë lekë. LSI e ka pasur këtë propozim që në vitin 2017 si një masë e rëndësishme për familjet me paga më të ulta për të pasur më shumë të ardhura në xhepat e tyre.

LSI ka qenë gjithmonë një mbështetëse e biznesit të vogël. Jemi në një situatë ku mjaft biznese të vogla po mbyllen dhe vendosja e TVSH-së zero për bizneset me xhiro deri në 14 milion lekë është tepër e rëndësishme.

Një tjetër pikë e rëndësishme është rimbursimi prej 5 për qind të vlerës së faturës tatimore, një masë kjo tepër miqësore dhe incentivuese për konsumatorin shqiptar.

Gjithashtu kemi edhe zonat e lira ekonomike, LSI ka një projekt konkret që nis me dy projekte të mëdha, Durrësi 1 dhe Durrësi 2, që ka të bëjë me zona ekonomike për të krijuar kushte të favorshme për investitorët e huaj, që kanë munguar këto vite në vendin tonë. Po ashtu edhe rritja e punësimit dhe një punësim i mirëpaguar.

Po ashtu edhe mbështetja në teknologjinë e informacionit dhe inovacionit, si edhe e SME-ve, ndërmarrjeve të vogla e të mesme, ku LSI prezanton kredi të buta me garanci sovrane për këto biznese, kryesisht biznese të reja dhe me një mbështetje financiare prej 25 mijë eurosh.

Si parti e të rinjve është shumë i rëndësishëm edhe subvencioni që LSI parashikon prej dy mijë eurosh për çdo kompani që punëson të rinj nën moshën 29 vjeç.  Po ashtu kemi edhe përcaktimin dhe miratimin e minimumit jetik, i cili duhet të jetë referencë për pjesën e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?