Përplasje e fortë te “Të paekspozuarit”/ A rrëzohet Rama me dhunë apo me zgjedhje?

Në çfarë mënyre largohet Edi Rama: me zgjedhje apo me rrugë radikale? Kjo pyetje e shtruar në emisionin e Ylli Rakipit ka ngërthyer në një debat të fortë Mustafa Nanon dhe Andi Bushatin. Nëse të dy gazetarët binin dakord se kryeministri aktual e ka mbushur kupën sidomos me ngritjen e një sistemi kleptokratik, ata janë ndarë për rrugën se si mund të arrihet fundi i regjimit të tij. Nano këmbëngulte se vetëm me qëndrimin e opozitës në parlament dhe pjesmarrjen në zgjedhje, ky objektiv ishte i mundshëm, ndërsa Bushati ka argumentuar se Rama i ka rrëmbyer gjithë shtyllat e sistemit duke i lënë kundërshtarëve vetëm mundësinë e dhunës. Pra me dhunë do iki, tha Bushati./lapsi.al/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?