Përse një shkëmbim terrioresh në Ballkanin Perëndimor do të destabilizojë rajonin
Ëndërrimtarët e Transatalntikut të shekullit XXI
Përse një shkëmbim terrioresh në Ballkanin Perëndimor do të destabilizojë rajonin
Nga Heather Conley dhe Matthew Melino
Historia është e mbushur me ironi të mëdha. Me vrasjen e kryepeshkopit Ferdinand nga nacionalistët serbë në Sarajevë më 28 qershor 1914, nisi një kalvar të paparashikuar ngjarjesh që solli përmbysje perandorish, korrigjim kufijsh dhe formimin e shumë shteteve të reja të pavarura. Ndërsa përgatitemi për të festuar 100-vjetorin e armëpushimit që solli fundin e Luftës e Parë Botërore në nëntor, është ironike që ndodhemi sërish përballë një ngjarjeje potencialisht të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor – një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës për të shkëmbyer territore përgjatë vijave etnike – që mund të shkaktojë një paqëndrueshmëri të paparashikuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Dhe ashtu si në vitin 1914, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian “janë duke ecur përgjumur” drejt saj. Ka arshur koha që komuniteti transatlantik të reagojë ndaj rreziqeve të një shkëmbimi territoresh në Ballkanin Perëndimor përpara se të jetë tepër vonë.
Një histori e shkurtër
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një dekadë pasi Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund vrasjes së civilëve shqiptarë në Kosovë nga forcat serbe gjatë një kryengritjeje dyvjeçare. Sot, Kosova njihet si shtet i pavarur nga 111 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së.
Por Rusia, Kina dhe Serbia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe as pesë vende të BE-së: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.
Shtetet e Bashkuara kanë investuar burime të konsiderueshme diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, siç ka bërë NATO dhe Bashkimi Europian. Shtetet e Bashkuara kanë siguruar rreth 510 milionë dollarë fonde në kuadër të ndihmës për zhvillim. Aktualisht, NATO mban në Kosovë 3,865 forca ushtarake (KFOR), ku një pjesë e këtyre forcave udhëhiqen nga Garda Kombëtare e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës si pjesë e 655 forcave ushtarake. Përkundër këtyre investimeve nga komuniteti transatlantik, integrimi shumë-etnik i Kosovës nuk ka qenë efektiv.
Në vitin 2011, Beogradi dhe Prishtina nisën negociatat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si pjesë e një dialogu të ndërmjetësuar nga BE. Të dyja vendet ranë dakord për Marrëveshjen e Parë Parimore për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2013 për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kishim mbetur pezull. Pas kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Europian rekomandoi që Kosova të nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe që Serbia të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimi Europian. Gjatë pesë viteve të fundit, janë bërë disa përparime nga ana e Serbisë dhe Kosovës, por nuk kanë qenë të mjaftueshme për të zvogëluar ndjenjën nacionaliste në të dyja vendet, pasi serbët dhe kosovarët përballen me rrethana shumë të vështira ekonomike, korrupsioni endemik dhe kriminaliteti (veçanërisht në zonat kufitare) dhe ndikimin e përhershëm rus.
Si mund ta ndihmosh një marrëdhënie që nuk do të normalizohet
Serbia dhe Kosova kanë qenë në një bllokadë diplomatike për pesë vitet e fundit. Kosova nuk mund ta arrijë njohjen ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara dhe Serbia nuk mund të arrijë anëtarësimin në Bashkimin Europian, në rast se nuk normalizojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Më 9 gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiç hodhi një ide të guximshme për të “hequr” këtë bllokim të gjatë, duke deklaruar një dëshirë për shkëmbimin e territoreve: Kosova e Veriut (rreth Mitrovicës) do t’i bashkohej Serbisë, dhe enklava shqiptare në jug (Lugina e Preshevës) do t’i bashkohej Kosovës. Fillimisht e mbështetur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ideja e ndarjes nuk është e projektuar për të ndarë të gjithë serbët etnikë dhe shqiptarët të Kosovës; 60 përqind e serbëve etnikë do të mbeten në Kosovë.
Megjithatë, kjo u hodh si një ide simbolike për të zbutur nacionalizmin në të dyja vendet, për t’i hapur rrugën njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë (që i jep Kosovës njohjen e plotë ndërkombëtare) dhe i hap rrugën Serbisë për të ecur përpara me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Largimi nga Ballkani Perendimor Multi-etnik dhe i Integruar
Ndoshta më e habitshme ishte pranimi diplomatik i një ideje të tillë nga qeveria e SHBA-së dhe Bashkimi Europian me shpresën se do të “zbuste” bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian i kanë kundërshtuar gjithmnjë idetë e ndarjes, duke i dhënë përparësi stabilitetit të rajonit, e duke kundërshtuar fuqimisht lëshimet e territoreve në bazë të identiteteve etnike. Ndërhyrja ushtarake e bashkësisë transatlantike në Kosovë ilustron angazhimin e SHBA-së dhe Europës për mbrojtjen e pakicave etnike dhe promovimin e shoqërive pluraliste. Duket e pazakontë që pas 20 vitesh angazhim dhe investim thelbësor në integrimin etnik të Kosovës, qeveria e Shteteve të Bashkuara të ndryshontë në mënyrë dramatike pozicionin e saj duke deklaruar se nuk kishte një qëndrim për një çështje, që potencialisht do ta shkaktonte një shpërthim dhune në rajon dhe do të ndikonte në forcat ushtarake të SHBA-së në Kosovë. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare John Bolton deklaroi: “Nëse të dyja palët arrijnë t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, ne nuk e përjashtojmë korrigjimin e kufijve. Nuk na takon ne kjo çështje”. Ai gjithashtu deklaroi:” Ne nuk do të ndërhyjmë dhe nuk mendoj se ndonjë shtet tjetër në Evropë do të ndërhynte nëse dyja palët e përfshira arrijnë në marrëveshje të përbashkët”.
Një kujtesë historike për ambasadorin Bolton: Herën e fundit që të dyja palët u përpoqën “t’i zgjidhnin vetë mosmarrëveshjet”, 3000 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe 60000 të tjerë (shumica e tyre etnikë shqiptarë) emigruan në Europën Perëndimore. Konflikti përfundoi me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.
Po aq befasues ishte edhe perspektiva që ndau Bashkimi Europian, e ngjashme me atë të ambasadorit Bolton. Johannes Hahn, Komisioneri i Zgjerimit në BE, ka deklaruar: “Cilado qoftë zgjidhja në fund, dhe ne nuk duhet të përjashtojmë asgjë. . . duhet të pranojmë se qëllimi kryesor është stabiliteti në rajon. Duhet t’ua lëmë atyre. . . gjetja e një zgjidhjeje do të mbështetet nga ne.”
Vendi i parë europian që nënvizon rëndësinë e madhe të stabilitetit në rajon është Gjermania. Por në këtë rast, Gjermania është e vetmja anëtare e BE-së që e kundërshton marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve. Kancelarja Merkel ka deklaruar se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është “i shenjtë”; Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha: “Ne besojmë se kjo ide mund të hapë shumë plagë të vjetra në popujt e dy vendeve dhe për këtë jemi shumë skeptikë.” Por pa mbështetjen e Gjermanisë për një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, Bashkimi Europian nuk është në gjendje të mbajë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje, për aq kohë sa pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Për fat të keq, nuk ka pasur përpjekje të përbashkëta që këto pesë vende anëtarë të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe duket shumë e vështirë që ato do ta bëjnë këtë. Ndaj kjo është arsyeja pse roli i SHBA-ve në procesin e normalizimit mbetet i rëndësishëm.
Ndërsa presidenttë Vuçiç dhe Thaçi fillimisht ishin entuziastë për idenë e shkëmbimit të territoreve, të dy ndeshën rezistencën e fortë vendase ndaj ndarjes. Një takim i planifikuar i udhëheqësve ballë për ballë, i cili kishte për qëllim bisedimet e mëtejshme të normalizimit, nuk u zhvillua më 7 shtator me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, dhe, teksa acrimonia u rrit mes dy palëve, përfaqësuesja e lartë u detyrua të ndërmerrte ndërmjetësimin e bisedimeve midis dy udhëheqësve. Vuçiç dhe Thaçi bënë vizita të paparalajmëruara në Kosovën e Veriut përgjatë javëve të fundit, të cilat sollën protesta lokale dhe demonstrata publike kundër ndarjes së territoreve në dy vendet përkatëse. Presidenti Vuçiç është një pozitë shumë më të fortë politike për të përballuar protesta të tilla publike, por Presidenti Thaçi është në një pozitë më të dobët politike, ndërsa përpiqet të sigurojë trashëgiminë e tij politike dhe rëndësinë e vazhdueshme ndaj fuqisë në rritje të rivalit të tij politik, kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e kundërshton fuqishëm ndarjen. Nuk ka konsensus midis serbëve apo shqiptarëve të Kosovës për idenë e shkëmbimit të territoreve; vendet e vetme ku ka konsensus për këtë çështje janë Uashingtoni dhe Brukseli.
Për momentin, ideja e shkëmbimit të territoreve nuk është duke u ndjekur në mënyrë aktive. Megjithatë, përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis Serbisë e Kosovës, kërkesa e Prishtinës për njohje ndërkombëtare dhe përpjekja e Beogradit për integrimin në Bashkimin Europian mbeten të vazhdueshme, që do të thotë se kjo ide mund të ringjallet në të ardhmen, potencialisht, me nxitjen e pabujshme të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Por në vend të ndarjes, të dyja bashkësitë mund nxisin ide e politika të reja për të shtyrë përpara integrimin dhe një bashkëjetesën multi-etnike të suksesshme.
Mbështetja amerikane dhe europiane për idenë e shkëmbimit të territoreve ka ndikime të forta përtej Serbisë dhe Kosovës. Gjatë seancës dëgjimore për të kofirmimin e tij para Komitetit të Senatit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë, ambasadori amerikan i emëruar në Bosnje, Eric George Nelson, dha një përgjigje në lidhje me marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve në Kosovë: “Është e rëndësishme të bëhet e qartë se nuk ka paralele në Bosnje”. Por për fat të keq, kjo s’është e vërtetë. Pas zgjedhjeve mjaft komplekse në Bosnje-Hercegovinë në 7 tetor, imagjinoni nëse serbët dhe kroatët do të dominonin komunat në Bosnje-Hercegovinë – të tregonin për precedentin e territoreve në Kosovë – dhe të kërkonin shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit, të propozonin një shkëmbim territoresh? Po sikur Milorad Dodik, ish-udhëheqësi i Republikës Srpska dhe tashmë i sapozgjedhur në presidencën trepalëshe të Bosnjes, të kërkojë një marrëveshje shkëmbimi territoresh që do të çonte në krijimin e Republikës Srpska të pavarur? Imagjinoni nëse shqiptarët etnikë do të kërkonin një territor etnikisht homogjen si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, duke krijuar një “Shqipëri të Madhe”, në rast se të dyja palët do të arrinin “t’i zgjidhnin vetë” çështjet e tyre. Ndoshta shkëmbimet territoriale mund të aneksohen zyrtarisht, duke e bërë rishikimin e kufijve një ngjarje më të zakonshme në Europë (zoti Dodik tashmë ka theksuar se Bosnja duhet ta njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia). Në një rajon të tillë të brishtë dhe etnikisht të ndryshëm, një shkëputje e tillë dhe fragmentimi do të ishte shumë destabilizues.
Dhe ku ka ndarje të thellë shoqërore, zakonisht gjendet një ndikim i hapur dhe i fshehtë rus, i cili ndihmon në thellimin e këtyre ndarjeve dhe largimin e Ballkanit Perëndimor nga Perëndimi. Serbia është një aleat i gjatë i Rusisë dhe marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të thellohen madje edhe kur Serbia kërkon anëtarësimin në BE.
Presidenti Vuçiç ka kërkuar në mënyrë aktive këshillën dhe mbështetjen e Presidentit rus Putin dhe ai ka deklaruar se asnjë marrëveshje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Rusisë. Ne e dimë se ka pasur ndikim të gjerë malazez rus në Ballkanin Perëndimor që shtrihet nga referendumi i fundit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe përpara anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Në fund, ndoshta e vetmja dinamikë pozitive që vjen nga Serbia dhe ideja e shkëmbimit të tokës të Kosovës ishte të zgjojë komunitetin transatlantik nga gjumi i tyre strategjik në mënyrë që të mund të ri-vendosë prioritetet dhe të ripërtërijë integrimin rajonal shumë-etnik në Ballkanin Perëndimor.
Heather A. Conley është nënkryetar i lartë për Evropën, Euroazinë dhe Arktik dhe drejtor i Programit të Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, D.C. Mateu Melino është bashkëpunëtor hulumtues me Programin e CSIS Europe.
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

