Pesë emërimet e ministrave që nuk janë firmosur nga Presidenti
Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekrete për 7 shkarkime nga kabineti i qeverisë Rama, dhe 4 emërime të reja.
Kreu i shtetit nuk ka dekretuar shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati, si dhe emërimet e pesë ministrave.
Janë firmosur dekretet për shkarkimin e
1-Lindita Nikollës,
2-Damian Gjiknuri,
3-Arben Ahmetaj,
4-Senida Mesi,
5-Niko Peleshit,
6-Mirela Kumbaro dhe
7-Sonila Qatos.
Nuk është dekretuar shkarkimi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Ndërkohë deri në orën 14:00, nuk janë dekretuar ende emërimet e:
1-Besa Shahinit
2-Gent Cakës
3- Anila Denajt
4- Elva Margaritit
5- Belinda Ballukut
KOHA JONË SONDAZH

