Petrit Vasili apel shqiptarëve: Mos e besoni kryeministrin për kumarin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shkruan sot se Rama nuk mund të besohet më kur flet për kumarin.

Vasili nxjerr sot deklaratën e bërë nga kreu i qeverisë në vitin 2013, kur nisi operacioni “Fundi i Marrëzisë”.

Vasili, kujton se Rama aso kohe tha se “askush nuk do të ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.” Dhe shqiptarët, që sipas këtij mashtruesit nuk do linin asnjë qindarkë, linin plot 135 milion euro në vit dhe pikat nga 928 copë vajtën në 4200″- shkruan Vasili në një shënim në faqen e tij në FB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Vasilit 

Swiss Digital Mobile Reklama

A ka më budalla, që e beson këtë kryeministër për kumarin?

Sot kryeministri bën llap llap për kumarin pas plot 6 vjetësh dhe ja se ç’broçkollit:

“Mos u lodhni kot, bastet s’i shpëtoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri”.

Në 2013, kur filloi operacioni i policisë “Fundi i Marrëzisë”, po ky kryeministër bënte llap llap dhe broçkolliste prapë se:

“askush nuk do të ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.”

Dhe shqiptarët, që sipas këtij mashtruesit nuk do linin asnjë qindarkë, linin plot 135 milion euro në vit dhe pikat nga 928 copë vajtën në 4200.

Po a ka më ndonje budalla qe i beson më këtij ordineri që gënjeshtrën e ka oksigjen, e ka bukë, e ka nënë,e ka babë?
Kush e beson këtë ose e ka lënë mendja krejt ose ka ngrënë gjëkundi të vjellat e këtij dhe vjell gjithë jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?