FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Ka vetëm një maskara

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me paktin detar me Greqinë. Kryeministri i cilësoi maskarenj ata që denoncojnë këtë pak si të favorshëm për Greqinë. Rama thotë se dhe pse e lejuam Greqinë të zgjerohet me 12 milje, kjo gjë nuk cenon interesat e Shqipërisë.
Ndërkohë Petrit Vasili i kujton kreut të qeverisë të gjitha shkeljet që ka bërë ndaj interesave kombëtare.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

KA VETEM NJE MASKARA!!
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe nguli Ndrangeten ne mes te qeverise dhe bashkise.
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe beri Shqiperine Kolumbine e Europes.
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe e beri Shqiperine lavatriçen e parave te qelbura.
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe lë popullin ne meshire te fatit ne kulmin e Pandemise, ku infektohen mijra shqiptare e humbin jeten dhjetra te te tjere dhe ai ben turizem elektoral neper Shqiperi.
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe kerkon te mashtroje shqiptaret me nje traste te qelbur vaksinash kontrabande.
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe edhe vdekjet nga COVID i fsheh dhe i manipulon.
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe leket per oligarket i derdh lume dhe nuk jep asnje lek per pandemine.
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe shiti detin e Shqiperise dhe u be zedhenesi i dashur Greqise dhe interesave te saj.
Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe shiti edhe kufijte e Kosoves dhe u be zedhenesi i dashur i interesave te Serbise dhe te Vuçiçit.
Pra ka vetem nje KryeMaskara ne krye te qeverise se çakenjve rilindas, qe kerkon ti haje trupin, zemren bile edhe kockat Shqiperise tone.
25 prilli eshte sherimi i vetem nga ky tumor maskarelleku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?