FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Kryeministri po mashtron

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili thotë se kreu i qeverisë, Edi Rama po mban qëndrime të ndryshme lidhur me audio-përgjimin e publikuara nga Partia Demokratike.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit në Facebook:

“Kryeministri Genjeu per audiopergjimin dhe tani i kapur ne faj gjoja po pret ekspertizen. Kryeministri genjeu paturpesisht dhe tha nje jave me pare perpara grupit te tij parlamentar:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi, Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot pas nje jave po i njejti kryeminister tashme nje genjeshtar i rendomte dhe i ç’ekulibruar thote te kunderten.Ja cthote sot:

“Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”

Ky mashtrues qe shperdoron pacipesisht postin e kryeministrit per te genjyer shqiptaret duhet te ndiqet penalisht per deklaratat e tij.

Kjo prokurori duke mos reaguar ndaj tij po rrenon totalisht besimin e popullit shqiptar tek ajo dhe po deshmon kapjen e saj te rrezikshme dhe te ndeshkueshme.

Persa i takon kryeministrit deklarat e tij genjeshtare jane shume te qarta per kedo qe di shkrim dhe kendim.

Kushdo qe perpiqet qe t’i jape alibira ketij mashtruesi vetem sa tregon shpelarjen morale te vetvetes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?