FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Ku është lista e përgjegjësve të qeverisë, që duhet të shkojnë para drejtësisë?

Nga Petrit Vasili

Qeveria tërhiqet nga 3800 çështje. Po lista e përgjegjësve të qeverisë, që duhet të shkojnë para drejtësisë ku është?
Qeveria terhiqet nga rekurset e 3800 çeshtje ne Gjykaten e Larte.
Thene thjesht qeveria terhiqet nga ankimimi nga 3800 çeshtje ku i ka humbur gjyqet, ku per te cilat edhe eshte ankuar ne Gjykaten e Larte.
Ministri i Drejtesise thote:
“Me këtë udhëzim, sapo të hyjë në fuqi, ne presim që Gjykata e Lartë të lehtësohet nga rreth 3800 dosje”.
Qeveria duke u terhequr pranon fajin dhe pasojat e humbjes se ketyre gjyqeve, qe do te paguhen nga parate e taksave te shqiptareve.
Pra 3800 vendime te qeverise kane qene te gabuara dhe me dem per interesin publik.
Pra qeveria eshte 3800 here ne faj.
Po lista e pergjegjsve per keto vendime ku eshte?
Faj pa fajtore nuk ka.
S’ka asnje te drejte Qeveria qe te mbroje fajtoret me shpjegimin se gjoja po lehteson Gjykaten e Larte.
Qeveria u terhoq nga 3800 ceshtje tani ka detyrim absolut te nxjerre listen e fajtoreve pergjegjes per keto vendime.
Terheqja nuk mund te jete kurrsesi alibi per per shkaktaret pergjegjes per to.
SPAK te verifikoje urgjentisht situaten sepse interesi publik eshte ne rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?