Petrit Vasili: Ky është shtet i mbaruar

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar me trafikun në rrugën Tiranë-Durrës. Në një koment në Facebook, Vasili thotë se qeveria nuk ka marrë as masat më minimale për rregullimin e trafikut, pas nisjes së rikonstruksionit të kësaj rruge. Vasili ka postuar dhe një video që tregon për situatën e krijuar nga bllokimi i rrugëve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Ky është shtet i mbaruar, i marrë fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autostrada Tiranë- Durrës po riparohet dhe mijëra e mijëra automjete duhet të devijojnë në një rrugë dytësore të ngushtë në Maminas. Kjo qeveri e mbaruar, të paktën kalimin e automjeteve të rënda mund ta evitonte në orët e pikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kush ta bëjnë të vdekurit? Si nuk organizojnë dot një gjë për të qënë që tua lehtësojnë jetën njerëzve. Ja shihni ç’bëhet në ora 17.00 në segmentin Vore-Maminas”.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1875659469400543/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?