Petrit Vasili: Ky parlament ka mbaruar funksionin
Petrit Vasili dhe deputetët e LSI kërkuan të flisnin në Kuvend, por Gramoz Ruçi nuk iu dha fjalën sepse votonte nën zhurmë e potere. Me pas e mbylli seancën, ndonëse siç tha në fillim se janë regjistruar për diskutim krejt deputetët e opozitës.
Seanca parlamentare përfundoi më herët se ç’pritej për shkak se Lulzim Basha nuk liroi podiumin dhe sjellja e treguar nga ana e kryetarit të kuvendit sipas Petrit Vasilit, tregon se Ruçi dhe Rama kanë nisur ta shohin dhe mendojnë veten sikur jemi në kohën e kooperativës komuniste.
“Pak minuta më parë u shkatërrua përfundimisht Kuvendi. Sot përfundimisht ishte Gramoz Ruçi, duke i hequr të drejtën opozitës që të flasë. Ndërsa Balla tha që të mos ketë më diskutim, duke i hequr të drejtën për fjalë çdo deputeti. Sot shkatërrimi i Kuvendit u bë nga Rama për të hequr vëmendjen nga negociatat. Koperativa e Ruçit, e Ramës dhe Ballës u shfaq përsëri në Kuvend. Sot u shënuar një rekord i zi në Kuvend, çdo vendim që do mbajmë tani e tutje në kuvend është i legjitimuar. Do të jetë një qëndrim shumë më i fortë se kaq.”-tha Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

