Petrit Vasili: Qeveri e vdekur

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reguar sot për incidentet në komisionet e Kuvendit. Në një postim në Facebook, Vasili thotë se Parlamenti dhe deputetët e PS kanë rënë në greminën mendore të kryeminstrit.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Gremina mendore e kryeministrit, imituesit bajate te tij dhe Parlamenti. Parlamenti tashme ka perballe greminen mendore te kryeministrit ne dite te hallit. Funksionimi minimal i parlamentit nuk ekziston me.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banditizmi qeveritar ka rrezuar pertoke cdo normalitet ne kuvend,ka shqyer rregulloren e kuvendit dhe cmenduria ka zaptuar kuvendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministra te paafte dhe te papergjegjshem si dhe kryebashkiake gjithfaresh sillen si gangstere e provinciale ne sallat e punes se kuvendit duke dhunuar cdo element te parlamentarizmit e duke poshteruar edhe vete deputetet e maxhorances ,duke i bere edhe ata pjese te ketij llumi te ideuar nga nje kryeminister i marre.

Ligje te rëndësishme, që miratohen turperisht per pak minuta me mbledhje te njeanshme hajnash nga maxhoranca ,ky eshte turpi qe konsumohet perdite ne parlamentin e Shqiperise.

Parlamenti po perjeton ditet me te zeza, standartet me mizerabel dhe drejtimin me zero qe nuk eshte pare kurre me pare. Histeria impotente e kryeministrit dhe majmuneve imitues te tij e ka kthyer parlamentin ne nje institucion te shplare nga identiteti kushtetues,moral e politik,ndersa kryetari i parlamentit rri e veshtron se si ai shkaterrohet pa levizur gishtin e duke u konformuar ne menyre servile deri ne dhimbje me banditizmin qeveritar antiparlament.

Parlamenti eshte pa drejtim dhe ashtu si gjithe Shqiperia ndodhet nen peshen e epidemise se idiotesise kolektive te nje qeverie te vdekur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?