Pjerin Ndreu i përgjigjet Salianjit: Po bënim shaka!
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu reagoi pasi deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se ai dhe deputeti tjetër socialist, Paulin Sterkaj, e kanë kërcënuar.
Ndreu tha se nuk e ka kërcënuar Salianjin, por se po bënin shaka.
Në një postim në FB, Ndreu thotë se ka disa deputetë delirantë që kërkojnë alibi.
“Ne lidhje me nje konference per shtyp te Salianjit te PD qe gjoja e paskam kercenu!
E para, nuk kam kercenu askend por po benim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjehere e merr seriozisht!
E dyta, une e kuptoj se ka deputete delirante qe kerkojne alibi per ndonje medalje ne politike dhe mezi presin te bejne kastravecin dhe viktimen . Por te rrine te qete se nuk nuk do i japim kenaqesine qe kerkojne me ngulm duke provoku ne cdo rast.
Ne do vazhdojme punen pa u prrovoku nga askush duke i lene ne budallekun e vet keta ekzemplar qe stermundohen te imitojne dike e te qurraviten para kamerave me kercenime qe nuk ekzistojne!” shkruan Ndreu në FB.
KOHA JONË SONDAZH

