FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Plehrat”/ Bushati: Zgjedhjet e 2017 verifikojnë besimin e njerëzve te qeveria

A është dëmtuar kapitali politik i qeverisë me miratimin e ligjit për importin e mbetjeve? Ministri Bushati thotë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet e ardhshme do ta verifikojnë.

Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, dje parlamenti shqiptar miratoi ligjin e importimit të mbetjeve, një ligj që siç e dini, qeveriua juaj e shfuqizoi që ditën e pare të ardhjes në pushtet. Qeveria e ka justifikuar veten duke thënë se tani janë krijuar kushtet, por duket se ky argument po shihet me skepticizëm të madh. Ndërsa aspekti ekonomike është I hapur për debat, duket se kapitali politik i qeverisë tuaj, është dëmtuar. A është kjo një lloj forme që qeveria po kërkon ndjesë për një vendim të gabuar të para tre viteve?

Ditmir Bushati: Besoj se kapitali politik nuk përcaktohet nga perceptimet apo impresionet e kolegëve të nderuar të medias. Kapitali politik përcaktohet një herë në katër vite në kutitë e votimit dhe vitin tjetër ne do të kemi mundësi për të verifikuar kapitalin politik të qeverisë, maxhorancës dhe të partive kryesore politike të koalicionit. Së dyti, duhet të them se nuk është i njëjti ligj, por bëhet fjalë për modifikime në ligjin, që rregullon çështjen që po flasim dhe së treti, në dijeninë time, është një praktikë, e cila vjen në përputhje me angazhimet në kuadrin e integrimit dhe procesit europian, që mund të kenë vende të ndryshme, që mund të përfshijnë edhe Shqipërinë. Kjo temë, sado delikate në dukje për shkak të faktit që Shqipëria në të shkuarën ka patur përvoja jopozitive, është një temë e mirërregulluar në legjislacionin europian dhe nuk është temë e cila hapet për herë të parë në Shqipëri dhe për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?