Po Ti nuk je i vjedhur?

Nga Ylli Dylgjeri –
Një nga funksionaret e lartë që sot vazhdon detyrën në një institucion të rëndësishëm para do vitesh kandidonte për deputet në një zonë në jug të vendit. Në krye të shtabit tè Tij elektoral ishte afruar edhe një bandit. Banditi ashtu si dinte Ai, në ditën e votimit i vodhi votat për kandidatin me gjithë kuti…
Ne fund ngjarja u arkivua dhe kandidati doli Deputet…
Pas zgjedhjeve deputeti u bë Minister i Brendshëm. Filloj të punonte fort. Operacionet e Policise ndiqnin njëri tjetrin. Operacioni “Liqeni” kishte si objekt bllokimin e makinave
të vjedhura.
Në këte grackë bie edhe makina e banditit.
Ja sekuestrojnë. Banditi pasi vjen vërdallë nëpër komisariate më së fundi takon Ministrin.

Dialog:
-Si je L…?
-Mirë, po Ju Shef?
-Perse ke ardhur?
– Më kanë marrë makinën. Mua më gjetët të
ma bllokoni Shef?
– Aaaaa mos më kërko ndihmë, makina ishte e vjedhur!
– E vjedhur? Po Ti nuk Je i vjedhur? Sa vota vodha per Ty une Shef?
Shefit i thahet përshtyma.
Fundi. Banditi merr makinen.
Treguesit e krimit ate vit pesuan ulje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?