FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti firmos dekretin e shkarkimit të ministrit Xhafaj

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lajmi konfirmohet për “Koha Jonë” nga burime pranë Presidencës.

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama njoftoi në orët e para të mëngjesit pranimin e dorëheqjes së ministrit Xhafaj. “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkroi Rama në “Twitter”.

Swiss Digital Desktop Reklama

D E K R E TI I PRESIDENTIT PËR SHKARKIM MINISTRI

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10922 Tiranë, më 27.10.2018.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?