Presidenti i Rajonit të Kalabrisë: Komuniteti arbëresh, shembull i integrimit

Vizita e Presidentit Ilir Meta në zonat ku jetojnë arbëreshët në Itali është pritur me interes të madh nga mediat e Rajonit të Kalabrisë. Ditën e sotme Presidentit Meta është takuar me drejtuesit lokalë të Kalabrisë.

“Komuniteti arbëresh në Kalabri është shembulli se si mikëpritja dhe integrimi janë rruga e duhur, madje ajo që unë personalisht e shoh si të vetmen rrugë që duhet përshkuar për të krijuar kushtet e paqes dhe progresit”. Deklarata është bërë nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio gjatë takimit me Presidentin Ilir Meta, i cili po zhvilloi sot një vizitë në Kalabri.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona – shtoi Oliverio – kanë rrënjë të thella dhe ushqehen nga një histori miqësie. Fakti që Presidenti Meta dhe Presidenti ynë i Republikës, Sergio Mattarella do të marrin pjesë në ceremoninë e përkujtimit të vdekjes së një shqiptari të madh, Skënderbeut, është për ne një nder i madh dhe kënaqësi. Këtu në Kalabri jeton prej më shumë se 600 vitesh një komunitet shqiptar që jo vetëm ka ditur sesi të integrohet, por edhe ka bashkëjetojë dhe të jap një kontribut të madh në rritjen e rajonit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një komunitet që për ne përbën një burim, jo vetëm nga ana kulturore dhe njerëzore, por edhe për shkak të kontributit që ka dhënë dhe vazhdon të jap në terma ekonomikë, socialë dhe më lejoni të them edhe civil dhe etik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu ka qenë një strateg i madh – përfundoi Oliverio- që ka kontribuar për të mundësuar pavarësinë dhe autonominë e popullit shqiptar, por edhe për të ushqyer një kulturë dhe praktikë pavarësie dhe në vendin tonë. Mesazhi që shoqëron figurën e tij shkon përtej kufijve të Shqipërisë”.

“Të bashkuar në emër të Skënderbeut”. Televizioni “RAI Calabria” për vizitën e Presidentit Meta

Televizioni “RAI Calabria” e ka cilësuar historik takimin që pritet të zhvillohet mes presidentit shqiptar dhe atij italian në komunat arbëreshe në Itali. Në kronikën e vizitës së sotme, televizioni raporton se takimi zhvillohet si pjesë e ceremoninë për 550-vjetorin e vdekjes së heroit shqiptar Skënderbeu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?