Presidenti Ilir Meta ka një mesazh të fortë për gazetarët
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë pritjes me gazetarët është shprehur se kur cënohet liria e këtyre të fundit, preket dhe cënohet demokracia. Kreu i shtetit u bëri thirrje gjithashtu institucioneve ligjzbatuese që të veprojnë menjëherë nëse bëhen veprime të papërgjegjshme ndaj gazetarëve, e konkretisht ndaj atyre të terrenit.
z.Meta e dha këtë mesazh të fortë mbështetës për gazetarët, gjatë takimit të zhvilluar sot në Presidencë me përfaqësues të medias në vend.
“Kur deformohet dhe kur cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve është cënuar dhe sistemi demokratik dhe kjo është ndjeshmëri që e ka gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj. Do të jem këtu gjatë 5 viteve në mbështetje të misionit tuaj për një solidaritet të qartë, sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet dhe faktet në mënyrë të menjëhershëm, shpesh jo vetëm duke sakrifikuar, por edhe rrezikuar për shkak të ngjarjeve”,-tha Meta.
Vlen të përmendet se deklarata e Presidentit vjen në një kohë kur Kryeministri Rama lëshoi akuza dhe fjalë fyese në adresë të gazetarëve në vend, duke i qujatur ata të paditur, që nuk lexojnë dhe si pjesë e kazanit.
KOHA JONË SONDAZH

