FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta dekoron ministrin turk: Keni mbështetur shqiptarët dhe pavarësinë e Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Nevlut Cavusoglu. ”Vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë”,-tha Meta, duke shprehur mirënjohjen për të gjitha fushat e ndihmës dhe bashkëpunimit.

Gjatë ceremonisë, Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve duke përmendur edhe kontributin e Turqisë në pavarësinë e Kosovës.

“Për kontributin, por edhe si shprehje të marrëdhënieve historike të dy vendeve tona. Sot dy vendet tona kanë një bashkëpunim në të gjitha fushat, janë anëtare të NATO, por dhe kontribuuese aktive në luftën kundër terrorizmit. Turqia ishte ndër vendet e para që mbështeti rimëkëmbjen e Shqipërisë. Në memorien e shqiptarëve është gdhendur fort roli i Turqisë në pavarësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë çfarë ka bërë Turqia për ne, veçanërisht tre dekadat e fundit. e ardhmja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do jetë më e fortë, e sigurt dhe më e qëndrueshme”, tha Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?