Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të Visho Ajazit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika.

Në faqen zyrtare të Presidencës është publikuar dekreti që konfirmon ndryshimin në kryen e SHISH. Ndërkohë, nuk ka ende vendim për emërimin e kreut të ri të shërbimeve sekret.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar për drejtimin e SHISH, zëvendësin aktual të Visho Ajazit, Helidon Bendo.  Sipas njoftimit zyrtar, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga detyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për emërimin e kreut të ri të SHISH, Presidenti Meta deklaroi një ditë më parë se do ta shqyrtohet kandidaturën pa u ngutur.

Swiss Digital Mobile Reklama

DEKRETI

LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10635

Tiranë, më 30.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

President.al ne Shqip

formularet002

programi_i_transparences

GJITHNJË NË KONTAKT ME JU
Gjithnjë në kontakt me ju

Kërko
revista_presidenca

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?