Presidenti Meta: Ekonomia duhet të orientohet drejt prodhimeve dhe shërbimeve cilësore
Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në të Forumit Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit 2021. Në fjalën e tij, kreu i shtetit deklaroi se për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike, duhet të orientohemi drejt prodhimeve dhe shërbimeve cilësore, me siguri të lartë, konkurruese në tregun rajonal e ndërkombëtar.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit sjellë në vëmendjen rëndësinë që ka mbështetja e sektorëve prioritarë në ekonominë e vendit.
Mesazhi i kreut të shtetit në Facebook:
Në punimet e sotme të Forumit Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit 2021, shpreha qëndrimin se, për shkak të situatës pandemike, ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet me të gjitha mënyrat, të përmirësojnë performancën, duke mbështetur me politika efikase sipërmarrjen dhe përdorur sa më mirë inovacionin e teknologjinë.
Rajoni ynë është i pasur me burime natyrore, ndaj dhe mundësitë e reja të biznesit duhet të shfaqen në të gjitha fushat.
Është shumë e rëndësishme, që secili vend, përfshirë Shqipërinë, të mbështesë sektorët ku përparësia krahasuese mund të arrihet në raport me shtetet e tjera.
Vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe teknologjinë e informacionit.
Për të qenë të suksesshëm dhe për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike, duhet të orientohemi drejt prodhimeve dhe shërbimeve cilësore, me siguri të lartë, konkurruese në tregun rajonal e ndërkombëtar. 🇦🇱
Në punimet e sotme të Forumit Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit 2021, shpreha qëndrimin se, për shkak të…
Posted by Ilir Meta on Tuesday, February 16, 2021
KOHA JONË SONDAZH

