Presidenti Meta: Gerarta Ballo, një shembull frymëzimi për shqiptarët

Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptaren Gerarta Ballo për kandidimin e saj në zgjedhjet për Parlamentin Europian, në Itali.

Në një postim në Facebook, duke u bërë thirrje arbëreshëve dhe shqiptarëve që jetojnë në jugun e Italisë që të mbështesin në zgjedhje kandidaten, Gerarta Ballo, Presidenti shprehet se shembulli i saj është frymëzim për gjithë shqiptarët.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë, për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Itali dhe në Europë. Por edhe tregues i integrimit të plotë, suksesit, punës e përkushtimit të emigrantëve tanë për të shërbyer në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv për Shqipërinë, që synon të bëhet pjesë e BE.

Duke besuar se mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali nuk do t’i mungojë në rajonet e Jugut të Italisë ku kandidon, i uroj shumë suksese Geri Ballos në garën për Parlamentin Europian.?????”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?