Presidenti Meta i jep shtetësinë shqiptare motrës së Mbretëreshës Geraldine

Kreu i shtetit, Ilir Meta i ka dorëzuar personalisht shtetësinë shqiptare, motrës së Mbretëreshës Geraldinë, Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier.

“Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët”,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?