FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Jam i racës së Avni Rustemit, jo i Gruevskit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp i është drejtuar edhe miliarderit George Soros. Kreu i Shtetit, tha se është i gatshëm të mbrojë Shqipërinë sepse është politikan i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit, jo si Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut. ”Kam edhe dy fjalë për George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin kur më tha të keni kujdes sepse nuk është aq demokrat sa duket. George Sorosit i uroj jetë të gjatë dhe i uroj suksese, t’i gëzojë ato miliardat e veta. Ilir Meta nuk është i racës së Gruveskit dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Jam i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?