FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta krah nxënësve që mësojnë shqip në Kroaci: Emocione të veçanta

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka përshkruar me emocione takimin me nxënës të një shkolle në Zadar, të cilët mësojnë shqip, gjuhën e të parëve. Kreu i Shtetit ka vizituar zonën e Arbanasit në Kroaci, që u bë vendbanim i shqiptarëve.

“Aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh”, thotë Presidenti.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

“Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate”, shkruan Meta në “Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?