Presidenti Meta: Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajon
Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës në zonën e arbanasve në Kroaci është takuar dhe me Presidenten kroate Kolinda Grobar Kitarovi. Presidenti Meta në një postim në Facebook, shprehet se marrëdhëniet mes dy vendeve janë model për rajonin.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, ato mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e ndajnë vizionin e përbashkët euroatlantik. Në themel të tyre qëndrojnë denjësisht kontributi, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë”,- shkruan Presidenti Meta.
FOTO GALERI/Vizita e Presidentit Meta në Zarë të Koracisë
KOHA JONË SONDAZH

