Presidenti Meta më yllin e kuqezinjve në Paris
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet sot në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.
Sot, gjatë vizitës në kryeqytetin e Francës Presidenti është takuar dhe me një prej emrave më të njohur në historinë e kombëtares shqiptare të futbollit, Edvin Murati.
Në një foto të postuar me lojtarin e njohur ne Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Sot me yllin e kuqezinjve, Edvin Murati në Paris, në prag të Ceremonisë të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore”.
KOHA JONË SONDAZH

