Presidenti Meta, mesazh homologut grek Pavlopoulos

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka dërguar një mesazhe homologut grek Prokopis Pavlopoulos për situatën e shkaktuar në këtë vend nga reshjet dhe përmbytjet.

Në mesazhin e tij, Meta shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së disa qytetarëve në këtë fatkeqësi natyrore dhe shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me popullin grek.

“Në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek”,- shkruan kreu i shtetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazh i Presidentit Meta dërguar Presidentit të Republikës Greke, Prokopis Pavlopoulos

Swiss Digital Mobile Reklama

“I nderuar Zoti President,

I tronditur dhe me trishtim të thellë kam ndjekur lajmet për viktimat, të zhdukurit, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet që goditën rrethinat e Athinës.

Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek.

Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?