Presidenti Meta: Mesazhi demokratik i popullit të Përmetit në zgjedhjet e 75 viteve më parë, kundër vendosjes së diktaturës, është i vlefshëm edhe sot

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dy atdhetarë të shquar përmetarë, Agathokli Xhitomin (pas vdekjes) dhe At Aleksandër Lipen (pas vdekjes), të cilët për bindjet e tyre të palëkundura demokratike dhe për veprimtarinë në mbështetje të zgjedhjeve të lira e demokratike të vitit 1945, u ekzekutuan nga regjimi diktorial që po instalohej.

Në ceremoninë solemne të organizuar, Kreu i Shtetit e dekoroi atdhetarin nga Leusa e Përmetit, luftëtarin e paepur në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit territorial të vendit, veprimtarinë aktiv të shoqatës shqiptaro-amerikane “VATRA”, si dhe ish-kryebashkiakun e Korçës me bindje liberale e demokrate Agathokli Xhitomi, me motivacionin: “Me mirënjohje ndaj veprës dhe jetës së tij si patriot i shquar, intelektual me kulturë perëndimore dhe deputet i Përmetit në parlamentin shqiptar gjatë periudhës 1920-1924. Në vlerësimi të kontributit të tij në qytetin e Përmetit për zgjedhje të lira e demokratike në vitin 1945. Për bindjet e tij të palëkundura liberalo-demokratike në mbështetje të lirisë dhe demokracisë së vendit, për të cilat u arrestua, torturua dhe ekzekutua padrejtësisht nga regjimi diktatorial i kohës”.

Ndërsa klerikun e spikatur fanolist, antifashistin dhe patriotin nga Kaludhi i Rrëzës së Përmetit, At Aleksandër Lipen, Presidenti Meta e vlerësoi me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim ndaj kontributeve të tij të pamohueshme si intelektual i shquar, publicist, mësues dhe teolog i shquar, duke spikatur si klerik dhe përkrahës i Fan Nolit për meshimin në gjuhën shqipe. Në vlerësim të rolit dhe parimeve të patjetërsueshme si demokrat dhe atdhetar me orientim perëndimor, të provuara edhe nga vendosmëria e kontributi i tij për zgjedhje të lira e demokratike në qytetin e Përmetit në vitin 1945, për të cilat u arrestua, u torturua e u pushkatua padrejtësisht nga regjimi diktatorial i kohës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e Tij të rastit, në prani të familjarëve dhe personaliteteve të shquara të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh se “mesazhi demokratik i popullit të Përmetit në zgjedhjet e 75 viteve më parë, kundër vendosjes së diktaturës, është i vlefshëm edhe sot”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?