FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta në librarinë “Dukagjini” të Prishtinës

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një vizitë në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë. Në këtë ambient Presidenti Meta është takuar me shumë të rinj dhe të reja. Në një postim në Facebook, Presidenti Ilir Meta thekson se ka konstatuar me kënaqësi interesin e madh të të rinjve në Prishtinë për librin dhe kulturën.
“Kënaqësi të vizitoja sot Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë e të konstatoja një interes të madh për librin e leximin”,- shkruan Presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta ndodhet këto ditë në Kosovë, së bashku me familjen e tij. Dje, kreu i shtetit dhe familja e tij ishte në Bjeshkët e Rugovës nga ku u uroi shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri vitin e ri 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sot, më herët, Presidenti Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe tre fëmijët e tyre kanë vizituar Manastirin e Deçanit dhe Patriarkanën e Pejës, dy nga vendet

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një vizitë mbresëlënëse në Manastirin e Deçanit dhe Patriarkanën e Pejës, dy monumente të trashëgimisë kulturore”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?