Presidenti Meta: Nuk kam marrë asnjë vendim për dekretin

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Open” në Top Channel se ende nuk ka marrë një vendim për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.
“Nuk kam marrë asnjë vendim. Vendimi im është që po bashkëpunojmë. Po vazhdojmë këtë proces me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është ministrja përgjegjëse për këtë çështje”,- tha ndër të tjera Presidenti Meta.

Lidhur me refuzimin e parë, Presidenti tha se faktin “që nuk kisha krijuar bindjen e plotë do të thotë bindjet bazohen në bazë të Kushtetutës. Kushtetuta jonë është sipas modelit italian, kur Presidenti ka kompetenca. Nuk është siç e mendojnë disa që e lidhin me Kushtetutën e disa vendeve të tjera, ku Presidenti ka vetëm rol ceremonial”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?