Presidenti Meta përkujton mikrobiologun e shquar, Bilal Golemi: Një prej korifejve të shkencës shqiptare me dimensione ndërkombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar në ditën e lindjes mikrobiologun e shquar Bilal Golemi, themelues i mjekësisë veterinare, i përzgjedhur në vitet ’50 nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë si një prej ekspertëve më të vyer të saj.

Mesazhi i Presidentit Meta në Facebook:

Në ditën e tij të lindjes, nderojmë sot kujtimin e një prej korifejve të shkencës shqiptare me dimensione ndërkombëtare, mikrobiologun e shquar, Bilal Golemi.
Një nga etërit themelues të mjekësisë sonë veterinare, ai ishte i pari që hapi laboratorin bakterologjik dhe hartoi ligjin mbi shërbimin veterinar, që falë ideve progresive dhe një veprimtarie të jashtëzakonshme shkencore, do të përzgjidhej në vitet ’50 nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë, si një prej ekspertëve më të vyer të saj.
Edhe pse i ndarë nga jeta në moshë të re, kontributi dhe vepra e Bilal Golemit, kanë zënë vendin e merituar në panteonin e vlerave të shkencës shqiptare, duke mbetur një model frymëzues për gjeneratat e reja.
Në këto kohë plot sfida për mjekësinë, i nxis të rinjtë shqiptarë të fokusohen te shkencat e aplikuara si veterinaria dhe mikrobiologjia, që garantojnë vende të sigurta pune dhe karrierë të suksesshme. 🇦🇱

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditën e tij të lindjes, nderojmë sot kujtimin e një prej korifejve të shkencës shqiptare me dimensione ndërkombëtare,…

Swiss Digital Mobile Reklama

Posted by Ilir Meta on Tuesday, February 9, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?