FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta pret drejtorin e NDI: Mbështetje për të rinjtë

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta priti në takim Robert Benjamin, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Amerikan (NDI).

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e çmuar të NDI-së në Shqipëri, në nxitjen e proceseve demokratike për rritjen e transparencës, integritetit në politikë dhe mbështejtjen e shoqësisë civile.

Duke theksuar rëndësinë që ka pjesëmarrja e të rinjve përmes shoqërisë civile dhe partive politike, Presidenti Meta mirëpriti mbështetjen dhe mundësinë që NDI u ka ofruar të rinjve shqiptarë të spikatin në individualitetin e tyre, si drejtues të së ardhmes, për të marrë më shumë përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës nënvizoi rëndësinë që ka investimi për të rinjtë e kualifikuar që ata të qëndrojnë në Shqipëri i si një aset që duhet të investohet në dobi të së ardhmes së vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta çmoi gjithashtu përfshirjen aktive të NDI në avancimin e reformës së financave të partive politike nëpërmjet dialogut ndërpartiak dhe monitorimit të pavarur të shoqërisë civile, duke shpresuar në rritjen e transparencës financiare dhe integritetit të partive politike.

Presidenti Meta dhe zoti Benjamin folën edhe mbi zhvillimet në rajon, dhe rëndësinë që ka forcimi i zërit dhe përfaqësimit të shoqërisë civile për secilin vend dhe për rajonin në tërësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?