FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta pret Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilri Meta, ka bërë me dije se ka pritur në një takim, kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë, İsmail Rüştü Cirit. ”Kënaqësi të takoja Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë, İsmail Rüştü Cirit. Falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë”,-shkruan Kreu i Shtetit krah fotove të publikuara në rrjetin social facebook.

Meta e falenderoi Cirit për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e drejtësisë dhe shprehu dëshirën e besimin që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.

Turqia tha Presidenti Meta, ”është një vend me rëndësi të madhe për sigurinë dhe paqen jo vetëm për rajonin tonë por edhe për Bashkimin Europian, në mënyrë të veçantë për kontributin në përballimin e krizës së jashtëzakonshme të refugjateve”. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës të Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?