Presidenti Meta pret në takim Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme: Pas 25 prillit, krimi i organizuar do marrë goditje të prerë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në Presidencë me me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

Kreu i Shtetit zbardh një pjesë të diskutimit me znj. Johansson, teksa e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit.

Presidenti Meta deklaron se pas zgjedhjeve të 25 prillit krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.
E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.
Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”, – shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?