Presidenti Meta: Sofra e iftarit, një mundësi për të ndarë vlerat hyjnore dhe njerëzore
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar të gjithëve besimtarëve myslimanë, agjerim të lehtë dhe të pranuar.
Teksa ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Kreu i Shtetit tha se pjesëmarrja në një sofër gjithëpërfshirëse të iftarit është një mundësi për të përjetuar e ndarë së bashku vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore.
Nga ana tjetër, Presidenti i ka uruar Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësisë së Tij Haxhi Baba Edmond Brahimajt 60-vjetorin e lindjes.
Postimi i plotë
I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
Pjesëmarrja në një sofër gjithëpërfshirëse të iftarit, nuk është vetëm shenjë respekti ndaj besimit në Zot por dhe një mundësi për të përjetuar e ndarë së bashku vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore.
I lumtur t’i uroja dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësisë së Tij Haxhi Baba Edmond Brahimajt: “Gëzuar 60-vjetorin e lindjes!”, që këtë vit përkoi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit!
Agjerim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët!
KOHA JONË SONDAZH

